Balluku: Kemi marrë masat që para 10 ditësh! Shmangëm përmbytjen në fushën e Shkodrës

125

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se i kishin marrë masat para që të fillonin reshjet e shumta të shiut, për pasojë nuk ka apsur përmbytje në Shkodër, siç ka ndodhur vitet e kaluara.

 

“Ne kemi nisur nga puna para 10 ditësh duke qenë të përgatitur për këtë situatë, duke marrë masat e duhura, kështu që e kemi gjetur veten të përgatitur dhe kaskada për të parandaluar përmbytjen në fushën e Shkodrës”, tha Balluku.

 

Ajo ka pasur edhe një përgjigje për akuzat e presidentit Ilir Meta se nuk janë marrë masat e duhura për të informuar qytetarët.

 

“Dua të them që të të gjithë zëvendës ministra kanë qenë në komunikim direkt, kemi përdorur TV duke pasur kështu mundësinë për të informuar publikun orë pas ore qoftë për situatën e energjisë elektrike, KESH, OSHEE dhe OST, kështu që të gjithë kanë qenë në krye të detyrës. Kemi qenë në gatishmëri më shumë se 2 javët e fundit”, tha Balluku.