ADEMI: 1600 HEKTARË TOKË E PËRMBYTUR, PROBLEME NË DISA ZONA

118

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë një pasqyrë të situatës së përmbytjeve. Duke folur për mediat Ademi deklaroi se:

- PUBLICITET -

“Kemi rreth 1600 hektarë tokë të përmbytur. Kemi një rritje të madhe nga mbrëmë. Probleme të shënuara në Obot. Kemi probleme në Muriqan, Velipojë etj.

Rruga e Obotit aktualisht është e pakalueshme, ka rreth 60 cm ujë mbi rrugë. Në liqenin e Shkodrës deri më tani situata është nën kontroll. “

- PUBLICITET -