“Po iki vëlla!“- Adrian Trebicka zbulon mes lotësh mesazhin e fundit që mori nga Kujtim Prodani përpara se të ndërronte jetë

Arti shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të kantautorit të njohur Kujtim Prodani, ditën e mërkurë.

Kujtim Prodani humbi jetën në moshën 57-vjeçare pas nuk arriti dot të fitojë betejën me COVID-19.

Dhe miku e kolegu i tij, Adrian Trebicka ka treguar mesazhin e fundit që mori nga kantautori.

I ftuar në “Ftesë në 5”, këngëtari rrëfeu se frymëmarrja e Kujtim Prodanit sa vinte e rëndohej dhe para se të ndërronte jetë, i dërgoi një mesazh ku i tregonte se do të udhëtonte drejt Turqisë për mjekim më të specializuar, gjë që nuk e arriti dot.

“Më shkruante: ‘Vëlla po nisem për në Turqi, jam rëndë, më shkruaj nëse shpëtoj. Po iki vëlla’,”– u shpreh Ardian Trebicka.

Këngëtari tha se mendonte që Kujtim Prodani do e fitonte betejën më sëmundjen pasi kishte fizik të fortë, dhe dilnin së bashku cdo ditë për vrap.

‘Na duket sikur na iku nga duart … (shpërthen në lot) Nuk e di, me Kujtimin kemi qenë shumë miq prej vitesh, miq në jetë dhe në këngë. Kujtimi ishte një artist Bohem, që e donte dhe jetonte jetën, një artist me shumë plane në jetën e tij.

Kur vdekja merr një artist, e merr me gjithë planet e tija. Unë i shkruajta para dy ditësh, dhe kur nuk më ktheu përgjigje, se herë të tjera vononte por më kthente përgjigje, frymëmarrja e tij sa vinte e rëndohej.

Sot duke ecur më erdhi një mesazh dhe mes miqve po interesoheshim si është gjendja, dhe më thanë se do shkonte në Turqi. Mendoja se Kujtimi do ia hidhte, kishte një fizik shumë të fortë dhe dilnim të dy pothuajse cdo ditë për vrap.

Më vjen një mesazh nga Kujtimi dhe u suprizova shumë sepse ishte në momente shumë të rënda dhe arriti të më dërgonte mesazh, e lexova disa herë sepse mendoja se është mirë, ka shpresë por jo. Më shkruante: “Vëlla po nisem për në Turqi, jam rëndë, më shkruaj nëse shpëtoj. Po iki vëlla’,”- tregoi ai.

/Panoramaplus.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...