Mbytet një 80-vjeçare në liqenin e Shkodrës, policia jep detajet e ngjarjes

163

Një 80-vjeçare është gjetur e mbytur sot në breg të liqenit të Shkodrës.

 

Policia bën të ditur se e moshura vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se ishte larguar nga banesa që më 29 dhjetor të vitit 2020.

 

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:50, në fshatin Dobraç, Shkodër, në breg të liqenit të Shkodrës është gjetur e mbytur shtetasja F. K., 80 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Shkodër, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. Kjo shtetase ishte larguar nga banesa që më datë 29.12.2020.

 

Nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhu ne.

 

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.