“Mashtrimi i Ramës në Turqi”, Spahia: Marrëveshja për kurimin e 100 pacientëve ekziston prej vitit 1999

87

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar lidhur me marrëveshjen që u nënshkrua dje në Turqi, e cila parashikon kurimin në shtetin turk të 100 pacientëve shqiptarë në vit.

- PUBLICITET -

 

Sipas tij, ky është një mashtrim pasi kjo marrëveshje ka ekzistuar që prej vitit 1999 dhe vetëm është rinovuar.

 

Ai thotë se 100 pacientë janë kuruar çdo vit prej vitit 1999 në Turqi. Madje shton Spahia, gjatë vitit 2010, 2011 dhe 2012 falë bashkëpunimit numri i pacientëve shqiptarë të trajtuar në Turqi shkoi deri në rreth 130 në vit dhe 84 pacientë u kuruan në spitalet italiane.

 

Gjithashtu thekson se rreth 10-15 mjekë të rinj trajnoheshin çdo vit për traumat dhe emergjencat në Turqi, gjë e cila nuk ka ndodhur në 3 vitet e funsit shkruan ish-deputeti në Facebook.

- PUBLICITET -