Ec e merre vesh këtë punë/ Publikohet bilanci i 24 orëve të fundit, sërish shifra të larta nga koronavirusi në vend

147

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

- PUBLICITET -

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 3668 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 697 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në Kavajë, nga 18 raste në Mat, Sarandë, 15 në Kurbin, 14 në Kuçovë, 13 në Krujë, 10 në Gjirokastër, nga 9 raste në Kukës, Librazhd, Pogradec, 7 në Mirditë, 6 në Gramsh,

nga 5 raste në Korçë, Divjakë, Klos, nga 4 raste në Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Vorë, nga 3 raste në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Shijak, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Përmet, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Libohovë, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Mallakastër, Himarë, Cerrik, Këlcyrë,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 433 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,535 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

- PUBLICITET -