Baton Haxhiu i thur lavde Ramës/ Burrë i madh: Do pajtojë Greqinë me Turqinë

254

Baton Haxhiu ka komentuar vizitën e fundit të Ramës në Turqi, duke thënë se ky i fundit po bën përpjekje të pajtojë dhe sheshojë ko nfl ikt et mes Greqisë dhe Turqisë. Madje sipas tij, ky mund të jetë një rast i rrallë diplomatik.

Haxhiu tha:

Një vizitë e Ramës është parashikuar në Athinë të premten. Kam bindjen se një marrëdhënie e tillë e shpejtë, e shpeshtë Stamboll-Athinë mund të sjellë një rezultat diplomatik që mund të jetë i rrallë.

Është një negociatë për disa muaj, mos të them më shumë se 5-6 dhe një përpjekje e një shteti të vogël për të pajtuar dy shtete të mëdha.

Unë mendoj se ndonjëherë njeriu është më i rëndësishëm se shteti. Kur kemi folur për raportin Greqi-Turqi kanë qenë ditët e negociatave, që realisht kanë patur momente të vështira, që në një mënyrë apo në një tjetër kryeministri shqiptar ka bërë çmos që nga Stambolli në Athinë…

Kjo është një prej përpjekjeve më të rëndësishme diplomatike dhe politike dhe këto përpjekje besoj se do e kenë një fund.