Edi Paloka për vdekjen e Kujtim Prodanit: Shumë artistë do të ishin mes nesh nëse Kryeministri do të kishte treguar interes

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për kantautorin e njohur Kujtim Prodani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme për shkak se nuk ia doli të fitonte betejën me Covid-19.

 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Paloka teksa ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij ka treguar dhe zemërim, duke thënë se nëse Kryeministri do të kishte treguar interes për artistët që ishin të infektuar me Covid-19, ata do të ishin ende mes nesh.

 

“U prehsh ne paqe Kujtim ! Nuk mundem qe bashke me dhimbjen te mos shpreh dhe zemerimin. Jo vetem per Kujtimin qe e kam njohur qe ne rini te hershme , (pavarsisht se si e solli jeta ) po dhe per mjaft figura e personalitete te kultures e artit, qe u larguan kete vit nga jeta per shkak te Covid-it.

 

Sa nga keta personazhe te dashur, do ti kishim ende mes nesh sikur “artisti” yne kryeminister , te kishte treguar interes per jeten e tyre po aq sa per gishtin e Ines apo syrin e policit qe i dergoi vete me charter e me temena ne Turqi ?Sot u nda nga jeta kantautori i njohur Kujtim Prodani, pas një beteje të vështirë me virusin Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...