Situata nga koronavirusi në vend, epidemologu Alimehmeti jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e COVID në vendin tonë, ku shprehet se Shqipëria ndodhet në një situatë më të mirë epidemiologjike se vendet e tjera, pasi ka rënë përqindja e pozitivitetit.

Në një intervitë në A2CNN, ai tha se në kushtet aktuale nuk pritet të ketë një ashpërsim të masave.

“Më e rëndësishme është rënia e përqindjes së pozitivitetit që tashmë është 20%, në krahasim me një muaj më parë që ishte 38%, gati është përgjysmuar ky tregues. Nga pikëpamja epidemiologjike ne kemi zbritje të rasteve dhe në këtë situatë nuk mund të kemi ashpërsim të masave”, tha Alimehmeti.

Për sa i përket shkeljes së rregullave nga qytetarët gjatë festave të fundvitit, Alimehmeti ka fajësuar policinë, pasi sipas tij, ata nuk kanë ndërhyrë për të zbatuar masat e Komitetit të Ekspertëve.

“Komiteti Teknik sugjeron masat, zbatimin e bëjnë organet e tjera. Janë inspektorët dhe policia që duhet të bëjnë detyrën e tyre. Pse nuk e ka bërë? Duhet t’u drejtohemi atyre”, tha epidemiologu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...