Ndërroi jetë teksa priste të bënte transplantin e veshkës, familjarët mohojnë se ishte e prekur nga Covid

Dy ditë më parë ndërroi jetë 19-vjeçarja Nazlije Sherifi nga Mitrovica, e cila vuante nga një sëm undje e rë ndë në veshka dhe për këtë i duhej me patjetër një transplant, por nuk mundi as ta kryente atë, pasi nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë ditën e djeshme u raportua se ajo kishte ndërruar jetë nga Covid-19. Por ky lajm nuk është pritur mirë nga familjarët e saj, sipas të cilëve IKSHPK ka masht ruar në këtë rast, pasi 19-vjeçarja nuk ka qenë fare e infe ktuar me Covid-19.

Vëllai i së ndjerës shkroi: Falenderoj IKSHP për mas htrimet dhe montimin e rezultateve si ia do qejfi, do vijë koha kur do dema skohen të gjithë ata që po tentojnë të bëjnë padrejtësi në këto ditë të rënda për ne.

Nga ana tjetër IKSHPK ka reaguar ditën e sotme dhe ka sqaruar se 19-vjeçarja ka qenë dy herë e infektuar.

Deklarata e plotë e IKSHPK-së: Laboratoret e IKSHPK njoftojnë se mostra e pacientes N.Sh. (2001) nga Mitrovica fillimisht është dërguar në IKSHPK Prishtinë më datën 2 janar 2021 me kërkesën e Spitalit tëPërgjithshëm në Mitrovicë, përmes Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Mitrovicë.

Pas testimit me Real Time PCR mostra ka rezultuar pozitive në SARS-CoV-2 dhe pasditen e 2 janarit 2021 rezultati i është përcjellur QRSHP në Mitrovicë dhe më pastaj autoriteteve në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Një mostër tjetër e pacientës N.Sh. (2001), Mitrovicë, është dërguar në IKSHPK e referuar nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, Prishtinë me datën 3 janar 2021 dhe e njejta ka rezultuar pozitive në SARS-CoV-2.

IKSHPK njofton se mostrat e pacientes N.Sh. janë testuar sipas protokoleve të punës në laborator, si të gjitha mostrat tjera duke theksuar se IKSHPK nuk është institucion kompetent për përcaktimin e shkaqeve të vdé kjeve të qytetarëve brenda spitaleve të Kosovës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...