Kush është Mimoza, vajza e Përparimit dhe Kristinës që u nis të shitej në Greqi, tipari dallues që nuk u pëlqeu grekëve

Detaje të reja janë zbuluar nga historia e Përparim Ademit (Telës), i cili u mori jeten dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në mëngjesin e 31 Dhjetorit 2020. Tela dy shohet se linte shtatzënë motrat dhe fëmijët i shiste në Greqi, por ende nuk është konfirmuar nga policia.

TCH ka siguruar fotografinë e Mimozës, vajzës së Kristina Bardhit dhe Përparim Ademit, e cila u nis të shitej në një familje greke, por nuk u pranua sepse kishte një sy jeshil dhe një sy ngjyrë kaf.

Ajo sot është 30-vjecare dhe pritet që të zbardhë detaje që mund të rë ndojnë ak uzat ndaj Përparim Ademit. Mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas Përparim Tela u mori jeten dy motrave, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metanin në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit.

Ditën e djeshme, ishte Bashkim Metani, vëllai i dy viktimave që zbuloi detaje tronditëse duke thënë se autori i përdorte motrat e tij për prostitucion në Francë ndërsa jetonin në një banesë me qira me bashkëshorten e tij Vjollca Tela.

Edhe motra e viktimave përforcoi deklaratën duke thënë se Tela ka trafikuar 10 fëmijë. Por në një dalje për mediat ditën e sotme, Vjollca Tela mohoi akuzat për trafikimin e fëmijëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...