Histori e veçantë! 23-vjeçarja: Kisha lidhje hyjnore me burrin e hallës

187

Ariela Dema 23 vjeçe, nga Tirana është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e saj të veçante dhe njëkohësisht frymëzuese për të gjithë. Që kur ka qenë e vogël, ishte shumë e lidhur me hallën dhe me bashkëshortin e saj.

Ata nuk patën fatin të kishin fëmijë, ndonëse tentuan shumë herë. Një ditë, bashkëshorti i hallës sheh në ëndërr të ëmën që kishte ndërruar jetë dhe i thoshte se ishte e kotë të tentonin, pasi sipas fjalëve të së ndjerës fëmija i vetëm i tyre ishte Ariela.

Kur Ariela filloi klasën e parë, me dëshirë të plotë vendosi të jetojë me hallën dhe burrin e saj dhe pse me prindërit dhe vëllain e saj kishte një jetesë shumë të mirë.

Ariela ka qenë shumë e lidhur me xhaxhain e saj veçanërisht, kështu e ka thirrur gjithmonë burrin e hallës, të cilin e ka dashur dhe konsideruar përtej babait.

Ariela Dema: Unë studioj dhe punoj, kam filluar punë këtë vit. Jam në master vitin e fundit për Gjuhë dhe Letërsi. Jam dhe e martuar së fundmi që do të thotë kam tre misione shumë të rëndësishme në jetë.

Mirela Milori: Le të fillojmë dhe të na rrëfesh historinë tënde.

Ariela Dema: Historia ime është një model frymëzimi për shkak edhe të personit që unë e kam quajtur personazhi më kuptimplotë në librin e jetës sime. Unë vij nga një familje e thjeshtë Tiranase, jam vajzë e vetme, kam vetëm një vëlla dhe gjithmonë njerëzit kur dëgjojnë që jam vajzë e vetme e kanë akoma më të vështirë të kuptojnë se si një vajzë e vetme, në një familje të thjeshtë zhvendoset dhe jeton me hallën dhe bashkëshortin e saj.

Për prindërit e mi unë kam qenë dhe do vazhdoj të jem dritë syri, megjithatë unë kam qenë edhe për familjen e cila u bë familja ime e dytë. Halla dhe xhaxhi im, kështu i kam quajtur gjithmonë, nuk patën fatin që të kishin një fëmijë. Unë jam shumë e lumtur kur gjithmonë ata janë shprehur se janë bekuar me mua dhe unë u kam dhënë atë përmbushjen shpirtërore që i ka munguar.

Kur kam qenë 3-4 vjeç, sigurisht me hallën pjesë e familjes do kesh një lloj afrimiteti, por unë kisha një lidhje shumë të veçantë me bashkëshortin e saj, një lidhje që sot e kësaj dite unë e quaj hyjnore dhe mendoj që gjërat janë të paracaktuara e të parashkruara të ndodhin në një farë mënyre. Isha shumë e lidhur me të dhe kishim një marrëdhënie shumë të ngushtë. Gjithmonë hidhesha pas tij sa herë që ai vinte tek ne dhe herë pas here shkoja dhe rrija tek halla me ditë të tëra e me muaj të tërë dhe rikthehesha sërish tek familja ime.

Mirela Milori: Ti i ke thirrur gjithë jetën xhaxhi.

Ariana Dema: Po dhe shumë njerëz më kanë pyetur. Unë ka pasur një periudhë kur kam qenë e vogël i thërrisja hallës mami dhe xhaxhit babi, mirëpo ata nuk më lejuan. Kur isha e vogël nuk e kuptova pse e bënë këtë zgjedhje, por duke u rritur arrita ta kuptoja. Unë jam e vetëdijshme kush janë prindërit e mi biologjik dhe unë me ta ruaj një marrëdhënie shumë të afërt dhe ndoshta për të mos më krijuaj mua një lloj konfuzioni dhe për t’i bërë gjërat sa më të natyrshme më lanë që t’i thërrisja halla dhe xhaxhi.

Në moshën 6-vjeçare fillova të jetoja me hallën dhe xhaxhin. E mbaj mend që gjyshi im më drejtoi një pyetje dhe më tha tani do fillosh rrugëtim të ri, do hysh në shkollë, jeta ka kërkesa të reja, e ke ndarë mendjen ku do rrish? Domethënë çdo gjë është lënë në dorën time dhe unë i them po do rri me hallën dhe me xhaxhin shumë e lumtur dhe u zhvendosa të jetoj me ta.