E zhdukur prej 3 muajsh në Greqi, flet avokati i familjes së 19-vjeçares shqiptare: Po mbahet pa dëshirë nga dy burra

Vijon misteri i zh dukjes së 19-vjeçares shqiptare, Artemis Vassili në Greqi.

Që prej 16 tetorit ajo nuk ka shfaqur asnjë shenjë jete dhe familja e saj është shumë e shqetësuar.

Avokati i familjes, Anastasios Dougas ka thënë se ajo është parë në Volos dhe ka qenë e shoqëruar nga dy burra.

Ndër të tjera ai është shprehur se dyshohet se vajzës i kanë ndryshuar pamje, i kanë prerë flokët dhe i kanë vendosur parukë për mos tu identifikuar dhe po mbahen kundër vullnetit të saj.

Avokati tha se rasti i një valixheje me trupin e një vajze alarmoi familjen, të cilët dyshuan se vajza e tyre kishte humbur jetën, por që rezultoi se ishte trupi i një 38-vjeçare kineze.

“Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, ata e kanë parë atë në Volos dhe Athinë, është saktësisht e njëjta dëshmi.

Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se disa mund të kenë ndodhur ndryshimet në pamjen e 19-vjeçares, flokët e saj jenë prerë, mund të ketë parukë. Hetimet vazhdojnë dhe apeli ynë është që kushdo që di diçka, të flasë edhe në mënyrë anonime,” tha avokati.

Kujtojmë që 19-vjeçarja është zhdukur më 16 tetor. Ajo kishte dalë për një intervistë punë tek ‘Jumbo’ por nuk u kthe më në shtëpi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...