Bëni Kujdes! Paralajmërojnë meteorologët: Ja çfarë na pret

Kjo javë do të karakterizohet me mot mjaft të ndryshueshëm dhe jo stabil. Priten reshje të shpeshta shiu, nëpër male reshje të shpeshta bore, ndërsa afër fundjavës mund të kemi reshje bore edhe nëpër ultësira.

Përgjegjës për këto kushte moti do të jenë masat e fuqishme ciklonike në Evropën perëndimore, jugperëndimore dhe Mesdhe. Temperaturat gjatë kësaj jave do të vazhdojnë të mbesin mbi mesatare, por me tendencë të uljes së tyre afër fundjavës.

Në fillimin e javës disa vorbulla ciklonike me qendër në Francë dhe Italinë veriore do të ndikojnë në rajonin tonë duke na sjellur reshje shiu. Të martën reshjet do të pushojnë shkurtimisht dhe priten edhe intervale kohore me diell, ndërsa nga e mërkura pritet të kemi shtim të vranësirave përsëri dhe reshje shiu. Nëpër male reshje bore.

Pas reshjeve të shiut gjatë ditës së enjte pritet përsëri stabilizim afatshkurtër i motit dhe mund të kemi edhe intervale kohore me diell. Njëkohësisht priten ulje të lehta të temperaturave.

Gjendje jashtëzakonisht interesante sinoptike na pret për fundjavë. Në jugun e largët të Atlantikut afër Azoreve dhe Portugalisë do të kemi krijimin e një cikloni mjaft të fuqishëm. Ky ciklon do të shtrihet me “degëzimet” e tij deri në Gadishullin Ballkanik duke na sjell reshje të reja atmosferike shi dhe borë.

Duke pasur para sysh se rajoni ynë përsëri për një kohë do të jetë një “fushëbetejë” mes temperaturave të larta nga Mesdheu dhe ato të ulëta me origjinë polare pritet të kemi shi dhe borë dhe varësisht se cila nga këto fusha ajrore do të “fitojë” kjo do të përcaktojë edhe llojin e reshjeve atmosferike shi apo borë.

Është e sigurte se në fund do të fitojnë temperaturat e ulëta, por ende është e paqartë se në cilën kohë saktësisht, pra dilema është nëse do të kemi borë në fundjavë apo fillimin e javës tjetër.

Sidoqoftë atmosfera jashtëzakonisht e komplikuar këto ditë do të vazhdojë të na sfidojë gjatë punës sonë në parashikimet afatgjata, por ne do të jemi duke e përcjelle evoluimin e gjendjes sinoptike dhe sigurisht se do tu njoftojmë me kohë.

Një është e sigurt se na presin reshje të dendura atmosferike në tërë rajonin herë pas here, veçanërisht në Shqipëri dhe Mal të Zi, por duke mos përjashtuar as Kosovën dhe Maqedoninë Veriore dhe këto reshje mund të shkaktojnë edhe probleme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...