Rama ‘nuk pyet’ për rregullat e Covid-it në Vlorë, ulet në lokal me mbi 12 persona dhe pa maska

93

Kryeministri Edi Rama ka thyer rregullin e qeverisë të vendosur nga vetë ai për grumbullimin e më shumë se 10 personave në një ambient gjatë pandemisë së koronavirusit.

- PUBLICITET -

Ai ka publikuar një video nga një lokal në Vlorë me disa persona me të cilët shkëmben disa batuta.

Ajo që vihet re në video është se nuk kanë respektuar distancimin social dhe për më tepër nuk kanë vendosur maskë.

Rama është ulur në një tavolinë me kryetarin e Bashkisë së Vlorës dhe Damian Gjiknurin dhe qytetarët e tjerë u qëndrojnë afër në tavolinat ngjitur.

- PUBLICITET -