PS apo opozita, kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit? Zbuloni çfarë tregon Instituti i njohur i anketimeve

407

Bazuar në të dhënat e Institutit të njohur të anketimeve, Piepoli, blogu i sondazheve Europe Elects ka dalë me një parashikim mbi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit në Shqipëri.

- PUBLICITET -

 

Sipas tij, pavarësisht dy sfidave të mëdha me të cilat u përball në 2020-ën, tërmetin e fuqishëm dhe pandeminë shkatërruese të koronavirusit, Partia Socialiste do të arrijë të sigurojë një nivel të kënaqshëm votash, më saktë 56%, që do të thotë 8% më shumë sesa zgjedhjet e 2017-ës. Partia Demokratike llogaritet te sigurojë 32% të votave, apo 3% më shumë se katër vjet më parë. Në raport me 2017-ën, parashikohet një rënie prej nga ana tjetër për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

 

Të dhënat e Piepolit pretendojnë se LSI-ja do të dalë nga zgjedhjet e prillit me një rezultat zhgënjyes prej 3% të votave. PDIU-ja mendohet se do të sigurojë 2%. Europe Elects u themelua në 2014-tën dhe shpejt mori famë si i pari profil që grumbullon në një vend sondazhe e të dhëna mbi zgjedhjet evropiane. Në zgjedhjet e 25 prillit, opozita shqiptare shkon e perçarë, ndërsa në skenën politike janë shfaqur edhe disa subjekte të reja politike.

 

Marrëveshja që përfshiu dhe opozitën jashtëparlamentare, por të cilën shumica e çoi më tej duke ndryshuar skemën e listës se kandidatëve, i përjashton koalicionet parazgjedhore. 30 vjet përvoje me zgjedhje shumëpartiake ende nuk e kanë fashitur në vendin tonë debatin për integritetin e tyre, e ato të prillit nuk bëjnë përjashtim në raport me kërkesat për votime të lira, të ndershme e në përputhje me standardet ndërkombëtare.

- PUBLICITET -