Greqia bllokon emigrantët shqiptarë në Kakavijë, autoritet nuk lejojnë kalimin e tyre…

Në Kakavijë autoritetet greke kanë kthyer mbrapsht disa emigrantë shqiptarë të cilët kanë qenë të pajisur me dokumenta të rregullta dhe leje qëndrimi, por me mjete identifikimi jashtë afateve të përdorimit ligjor.

Pak kohë më parë qeveria greke njoftoi se të gjithë emigrantëve shqiptarë që u ka skaduar leja e qëndrimit nuk do të penalizoheshin, por do të shtyhej afati i përdorimit të tyre.

Në këtë mënyrë sigurohej kalimi në kufi i emigrantëve, por policia kufitare greke mbrëmjen e sotme theksoi se nuk e njeh ligjin e kaluar në parlamentin grek, pasi atyre nuk u është dorëzuar ende një dokument i shkruar.

Po ashtu një pjesë tjetër e emigrantëve janë paraqitur me test negativ PCR ndërsa në testin e bërë nga pala greke kanë rezultuar pozitiv, duke mos u lejuar të kalonin në pikën kufitare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...