HYRJELAJMESHOWBIZArbana dhe Xhemi e nisin vitin me sherr, çfarë ka ndodhur mes...

Arbana dhe Xhemi e nisin vitin me sherr, çfarë ka ndodhur mes mikeshave?

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu përveçse ndajnë të njejtin profesion që e kanë ushtruar prej vitesh në të njejtin televizion, janë edhe mikesha shumë të mira.

 

Ato gjithmonë ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale momente të bukura nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe duken se janë mikesha perfekte e të pandashme.

Pak orë më parë duket se Arbana dhe Xhemi e kanë nisur vitin pak ters pasi mes tyre ka lindur një debat i vogël por për një temë që e kanë përmendur shpesh. Vajzat janë kapur me fjalë në rrjetin social Instagram përkatësisht për vonesën e Arbanës në takim.

 

Ndonëse ky “sherr” i vogël mes shoqesh ishte paqësor, Xhemi nuk ngurroi t’ja vinte Arbanës në dukje faktin që gjithmonë vonohet në takimet e tyre dhe kësaj të parës i duhet të presë shumë gjatë.

TE TJERA

spot_img