Ndjesa e munguar e Ramës dhe portretet që festuan Vitin e Ri pa një çati

Lot e trishtim mbi fytyrat e njerëzve që mbetën pa shtëpi nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019.

Dhe paradoksalisht pa një ndjesë të sinqertë nga kryeministri i tyre, që nuk iu mundësoi sikundër premtoi një çati – ku t’i shmangeshin të ftohtit e të mirëprisnin një tjetër vit, larg dramës, nevojës për mbijetesë.

Më 29 dhjetor, Rama i kërkoi falje së tijës familje për mungesë. Duke mëshuar se ishte i vetmi peng që e shqetësonte ditëve të gjata dhe netëve të shkurtra. Ndërkohë, të tjera përmasa marrin orët e të prekurve nga tërmeti 6.4 ballësh. Shtrihen në hapësirë, pa projeksion të së ardhmes.

Veçse frikë!

Dhjetra portrete, fëmijësh e të rriturish, vijnë përmes Partisë Demokratike. Dëshmuese të asaj frike, se të nesërme nuk ka, dhe se e tashmja po rrokulliset në skamje, pa mëshirën e atij që do të duhej t’i dilte për zot.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...