Kaloi Covid19 muaj me parë, Eni Koçit i shfaqen ende këto dy simptoma serioze

209

Rreth 5 muaj më parë, këngëtarja e njohur Eni Koçi u infektua me Koronavirus. Ajo e mori veten dhe siç u shpreh në atë kohë, pa shqetësime serioze.

- PUBLICITET -

Mirëpo, ndonëse kanë kaluar plot 5 muaj, Enit nuk i është kthyer ende shija apo nuhatja. Këngëtarja është shqetësuar nga ky fakt dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të një status në rrjete sociale.

“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë. E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi”, ka shkruar ajo.

- PUBLICITET -