Familja vodhi ushqime në dyqan për të ushqyer fëmijët/ Pasi u thirr për t’i arrestuar, polici bën gjestin fisnik!

Një oficer policie amerikan i cili u thirr për të arrestuar një familje të dyshuar për vjedhje në një dyqan, ka befasuar me gjestin e tij pasi mësoi se si qëndronte e vërteta.

Sipas një deklarate të policisë, Matt Lima u thirr në një dyqan ushqimesh në Somerset, Massachusetts, muajin e kaluar.

Dy gra u raportua se nuk po skanonin të gjitha ushqimet e tyre. Kur u morën në pyetje për veprimin e tyre, ato thanë se ishin keq nga ana financiare dhe nuk kishin mundësi të paguanin për të gjithë ushqimin.

Polici Lima i qortoi për shkeljen, por nga ana tjetër i la të merrnin të gjithë ushqimet pasi atë çfarë mungonte në faturën e pazarit, e pagoi nga xhepi i tij.

Polici tha:

Dy fëmijët e vegjël që ishin me njërën nga gratë më kujtuan fëmijët e mi. Nuk mund të bëjë gjë tjetër përveçse t’i ndihmoja.

Burimi:BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...