Aksidenti i rëndë/ Fugoni me pasagjerë përplaset me makinën, dyshohet për 9 të plagosur. Devijohet lëvizja e mjeteve

136

Dy automjete janë përfshirë në aksident në aksin Elbasan-Metalurgji.

Korrespondenti i “Panorama” raporton se dyshohet që të plagosur kanë mbetur 9 persona. Si pasojë e aksidentit aksi Elbasan-Metalurgji është i mbingarkuar me automjete për shkak të kthimit të qytetarëve që kanë festuar në lindje të vendit.

Ndërkohë policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe këta të fundit janë duke punuar për të nxjerrë nga automjetet personat që kanë mbetur brenda.

Po ashtu policia ka bërë të mundur edhe devijimin e trafikut, per te lehtesuar qarkullimin nderkohe qe grupi hetimor po punon ne vendin e ngjarjes.

Lexo edhe:   E rëndë në Tiranë: Infermierja vidhte kartat ID të pacientëve dhe merrte kredi. Vlera rreth 400 milionë lekë