I vunë gjobë të shoqit për datëlindje, Xhensila reagon për herë të parë: Nuk na i ndalën…

234

Më 20 tetor Bes Kallaku festoi 35-vjetorin dhe rrjeti u mbush me urime të pafundme për artistin. Ai organizoi një festë shumë të bukur ku kishte të ftuar familjarë e miq, mes të cilëve shumë figura publike.

- PUBLICITET -

 

Ata nuk ngurruan të ndanin me ndjekësit në rrjetet sociale foto e video nga festa, ku e kanë “dj egur” me këngë e valle.

 

Rreth dy muaj nga kjo ngjarje ka ardhur edhe reagimi i Xhensila Myrtezajt e cila deri tani kishte qëndruar në heshtje. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj momentet më të bukura të 2020, mes të cilave ka veçuar edhe ditëlindjen e partnerit të saj.

 

Por, ajo nuk e ka lënë pa përmendur faktin se janë gjobitur, madje janë “m bytur” në gjoba, sipas saj. Më tej, këngëtarja e hitit “Panorama” shkruan se në vend asokohe organizoheshin dasma me nga 300 veta, por një gjë është e sigurtë: Ata nuk e ndalën gëzimin.

 

Edhe pse na mbytën me gjoba ndërkohë që në vend organizoheshin dasma me nga 300 veta, ne prap se ndalëm gëzimin!”-ka shkruar Xhensila.

 

- PUBLICITET -