Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Bergamos, ku është gjetur i vdekur një politikan përballë shtëpisë së tij.
Politikani Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet pa jete përballë shtëpisë së tij dhe jo larg restorantit që kishte në pronësi, që quhet “Il Carroccio”, emër që kujton atë me të cilin njihet nga opinioni publik italian “Lega” e drejtuar nga Matteo Salvini.
Colleoni ishte figurë aktive e politikës në atë zonë, ku tradicionalisht dominon pikërisht partia e djathtë që përfaqësonte.