Viti nis me aksidente, përmbyset furgoni pas përlasjes me autoveturën

141

Ka nisur me aksidente viti i ri 2021. Në aksin Elbasan – Librazhd janë përplasur dy automjete rreth orës 15:00.

Një furgon mallrash është përplasur me një makinë tjetër. Përplasja ka qenë e fortë, aq sa furgoni ka humbur kontrollin dhe është përmbysur.

Ndërsa makina tjetër tip Renault ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Drejtuesit e mjeteve u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat policore të cilat nisën punën për të zbardhur dinamikën.

Ky aksident shkaktoi trafik automjetesh për disa minuta. /tvklan.al