Shqipëria siguron 500 mijë dozat e para të vaksinës Pfizer, por një pjesë do ia dhurojë Kosovës

93

Shqipëria siguron 500 mijë dozat e para të vaksinë Pfizer. Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama.

- PUBLICITET -

“Në pran të ndërrimit të viteve Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës nga kompania Pfizer.

Shopping-u im në New York ka përfunduar më sukses. Kemi dakordësuar me Akt Normativ për autorizimin e kontratës sipas marrëveshjes së konfirmuar zyrtarisht nga kompania Pfizer. Sasia e dakordësuar do të paguhet menjëherë, në bazë të termave dhe të procedurës tip, të kompanisë Pfizer, me të gjitha vendet pa përjashtim.

10750 dozat e para do të mbërrijnë në Shqipëri, në fillim të javës së tretë të Janarit. 30250 doza të tjera do të vijnë në Shkurt, dhe të tjerat me radhë, muaj pas muaji, në bazë të planit të vaksinimit.“

“Kjo është nisja më e mirë e mundshme e këtij viti vendimtar, të zbrapsjes përfundimtare të armikut të padukshëm, por padyshim ky nuk është fundi i përpjekjes sonë për të garantuar që asnjë dozë e vaksinës të mos mungojë deri në fund.

Do të vazhdojmë të përpiqemi, siç jemi përpjekur me këmbëngulje dhe pa pushim nga të katërta anët, deri mbrëmë vonë, që plani i vaksinimit të realizohet sipas parashikimit, pa asnjë bllokim apo ngadalësim nga mungesa e dozave të nevojshme.”

Kryeministri njoftoi gjithashtu se 9 mijë doza të tjera pritet që të vijnë nga dy vende mike, gjatë gjysmës së parë të Janarit.

“Ju bëj me dije po ashtu se kemi garantuar ditët e fundit edhe gadishmërinë e dy vendeve partnere, për një total prej 9 mijë dozash në gjysmën e parë të Janarit. Nuk mund t’i përmend emrat, sepse sot nuk e dimë nëse dinamika e re e krijuar nga marrëveshja zyrtare me Pfizer,

do të ndikojë ose jo në finalizimin e këtyre operacioneve solidariteti nga ana e dy qeverive mike të cilat nuk na lanë vetëm në këto kohë egoizmi dhe cinizmi të frikshëm për kontinentin ku jetojmë, kur ende nuk dukej drita jeshile që u ndez mbrëmë.

Rama tha gjithashtu se “me dy shtete të tjera po negociojmë për një sasi tjetër vaksinash nga Pfizer dhe AstraZeneca. Besoj se shumë shpejt do të kemi qartësi për rezultatin e këtyre negociatave”.

Duke mos përmendur emrat e shteteve në fjalë, Rama tha se është tejet falenderues ndaj tyre, edhe sepse asnjëri as tjetri nga këto dy vende nuk hyjnë tek më të pasurit e Europës, por sipas tij, kanë pasur bujarinë që t’i konsiderojnë seriozisht lutjet e qeverisë shqiptare.

Rama nuk i kurseu kritikat ndaj Bashkimit Europian, ndërsa njoftoi se qeveria shqiptare ka vendosur që t’i dhurojë Kosovës një sasi vaksinash, për personelin mjekësor të spitalit Covid në Prishinë.

“E kemi kapërcyer kështu në kohë rekord për pozicionin për pozicionin tejet të disfavorshëm nga u nisëm hendekun që hapi m’u në mes të Europës vendimmarrja absurde, e papranueshme moralisht,

e pa kuptueshme politikisht dhe e pajustifikueshme edhe logjikisht, e BE. Si njeri jam ndjerë i indinjuar, dhe si europian jam ndjerë i turpëruar.

Ndërsa si Kryeministër i Shqipërisë jam ndjerë më i motivuar se kurrë për të mos lejuar që shqiptarët të ndihen të përjashtur nga mundësia për t’u mbrojtur njëkohësisht me europianët ë tjerë, në këtë luftë botërore me rrezikun e vdekjes”.

“I hymë detit në këmbë dhe ia dolëm të cekim pak tokë, pa asnjë ndihmë nga BE dhe ndryshe nga shembulli i keq i BE ndaj Ballkanit ne nuk do t’ia kthjemë shpinën Kosovës duke e lënë në pritje dhe në ankthin torturues, të fillimit të vaksnimit.

Padiskutim që nuk ia zgjidhim dot krejt këtë hadh të madh motrave dhe vëllezërve tanë në anën tjetër të kufirit, por nuk do të ngurojmë t’ua qajmë sinqerisht dhe konkretisht hallin që sapo kemi filluar të zgjidhim për veten.

Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinim e bluzave të bardha të spitalit Covid të Prishtinës, në mënyrë që herojnë e vijës së zjarrit në Kosovë ta nisin vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë në Tiranë. I kam kërkuar Ministrit tonë të Shëndetësisë të komunikojë menjëherë me homologun në Kosovë, për të mundur të vendosim sasinë e mundshme për personalin e spitalit Covid të Prishtines.

Sado që as nuk jemi të pasur, as nuk kemi kaluar këtë det ku vazhdojmë ecim në këmbë, ne shqiptarët nuk e kemi pasur në traditë, nuk mund dhe nuk duhet ta kemi pjesë në mënyrë tonë të të jetuar, as në këtë botë egoiste, kthimin e shpinës tjetrit në neovjë, apo kur na bie i njëjti hall me tjetrin.

- PUBLICITET -