‘Vaksina falas dhe jo e detyrueshme’, Rama jep lajmin e mirë: Më e keqja e pandemisë ka kaluar

113

Kryeministri Edi Rama, në mesazhin e tij për Vitin e Ri, tha se vaksina ndaj koronavirusit në Shqipëri do jetë falas dhe nuk do të jetë e detyrueshme.

- PUBLICITET -

Rama u shpreh se më e keqja e pandemisë ka kaluar. Ai vlerësoi mjekët, infermierët, mësuesit, por edhe të gjithë shqiptarët për përballimin e sfidave të rënda të vitit që lamë pas.

“Vaksina që do të mbërrijë, ajo do jetë falas. Ne do të japim mbështetje për mjekët, për mësuesit, për qytetarët. Mësuesit, mjekët dhe infermierët e Shqipërisë meritojnë respektin më të madh. Jemi krenar për ta. Ky vit ka goditur fort ekonominë dhe punën e ka lëkundur edhe sistemet shëndetësore, edhe më të fortat.

Nëse tërmeti e pandemia do ndodhnin 7 vjet më parë, vështirë të përballoheshin. kemi bërë përpara edhe me infrastrukturën. Nga janari, paga minimale do jetë 30 mijë lekë të reja. E di se ka shumë punë për të bërë, por bashkë mund t’ia dalim.

Më të keqen e kemi lënë pas. Gëzuar Vitin e Ri dhe qoftë një vit sa më i mbarë. Kjo qoftë dekada më e mbarë për historinë tonë. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Rama.

- PUBLICITET -