HYRJELAJMEBOTAMjekët i hoqën çdo shpresë për të jetuar/ Mrekullia ndodh për 2-vjeçarin...

Mjekët i hoqën çdo shpresë për të jetuar/ Mrekullia ndodh për 2-vjeçarin ai qesh tani…

Për Benin e vogël një mrekulli ndodhi në këto ditë festive. Vogëlushi gjerman, shpëtoi falë mirësisë së njerëzve që dhuruan para që ai të shërohej.

Tani ai qesh dhe luan, madje edhe mundohet të hajë vetë. Beni tani e kap lugën vetë. Një vit më parë dukej ndryshe. Pak para Krishtlindjeve të 2019-ës, familja nga Wegberg nga Nordrhein-Westfalen në Gjermani mori një lajm të keq. Atë që djali i tyre kishte një sëmundje të ligë.

Humbja e muskujve shoqërues e bëri Ben pothuajse të paaftë për të lëvizur. Mjekët parashikuan që muskujt e tij të frymëmarrjes përfundimisht do të dështonin. Ata i hoqën të çdo mundësi për të jetuar.

Por për Benin e vogël u mblodhën 2 milionë euro dhe ilaçi për shërimin e tij u ble. Në atë kohë ilaçi nuk ishte aprovuar në Gjermani. Tani edhe Beni i vogël është si gjithë fëmijët e tjerë, ai mund të luaj dhe të qeshë. Prindërit e tij thonë:

Ne nuk hoqën dorë nga besimi në Zot dhe ai bëri mirë për djalin tonë dhe njerëzit që na ndihmuan.

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: Gazeta Korrekte

TE TJERA

spot_img