Një humbje shumë e madhe! Ndahet nga jeta këngëtarja e mirënjohur shqiptare (FOTO)

Ka ndërruar jetë këngëtarja e mirënjohur popullore, Dita Papajani.

Ajo u bë pjesë e interpretimeve të këngës popullore në fillim të viteve 1960. Në jetën e saj të gjatë artistike si pjesëtare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore,

ja doli të vendoste emrin e saj krahas më të mëdhenjve interpretues të këngës sonë popullore.

Pas viteve 1990 mori pjesë në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri. Papajani ishte nga të parat që u aktivizua për hapjen e Kishës së Ungjillëzimit, si dhe e vendosi përsëri talentin e saj në shërbim të korit kishtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale.

Ceremonia e nderimit dhe përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet nesër në 12.00, në kishën e Ungjillëzimit, tek rruga e Kavajës, Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...