Nesër dita e fundit e 2020, Ministrja Manastriu nxjerr masat e reja për shqiptarët

143

Nga Spitali i Traumës, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,

- PUBLICITET -

tha se ekipe mjekësh në gjithë vendin do të jenë në gatishmëri të përforcuar për festat e fundvitit, 24 orë pa ndërprerje, në shërbim të qytetarëve për çdo urgjencë mjekësore.

“Do kemi në sistemin e urgjencës kombëtare 100 ekipe të shpërndara në terren, stacione për të mbuluar cdo emergjencë.

Masat nga urgjenca dhe spitalet për të përballuar cdo emergjencë apo urgjencë përmes 127.

Të gjithë sistemet e strukturat e urgjencave në spitale do jenë të përforcuara duke organizuar punën me shërbimin “on call” pra mjekëve të gatshëm përmes sistemit të thirrjeve, qoftë spitalet rajonale dhe ato te urgjencave,

Ekipe të përforcuara në funksion të gatishmërisë në kuadër të festave të fundvitit.

Në Tiranë do kemi 9 ekipe të urgjencës që do vendosen në stacione e dy ekipe shtesë të urgjencës Kombëtare me materialet e barnat e nevojshme”, tha ministrja.

Duke vlerësuar punën e ekipeve mjekësore në këtë vit të vështirë, Manastirliu tha se mirënjohja do të kurorëzohet me rritjen historike të pagave për bluzat e bardha.

“Dua t’ju falenderoj për punën tuaj të palodhur dhe kurorëzimi i kësaj mirënjohje mëse të merituar do të jetë me rritjen 40% të pagave në vitin e ri që po vjen”, tha Ministrja e Shëndetësisë, duke uruar për një vit të ri të mbarë e të shëndetshëm të gjithë ekipet mjekësore dhe qytetarët shqiptarë kudo ku ndodhen.

Urdhri i gatishmërisë së përforcuar për spitalet gjatë ditëve të festave, i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përcakton forcimin e ekipeve në dispozicion për urgjencën 24/7, nga data 31 Dhjetor deri më 5 Janar dhe përcaktimin e mjekëve “on call”,

pra në gatishmëri për secilin shërbim, për të mbuluar cdo urgjencë që mund të ndodhë. Gjithashtu përcaktohet detyrimi për të siguruar barnat dhe pajisjet mjekësore të nevojshme si dhe për të vendosur në gatishmëri të përforcuar urgjencën kombëtare në territor.

- PUBLICITET -