Gazetari: Greqia po i siguron Shqipërisë vaksinën, do e marrim në Janar

112

Gazetari, Artur Bibe ka dhënë sot lajmin e mirë se vaksina anti-COVID do të mbërrijë në Shqipëri brenda muajit janar.

- PUBLICITET -

“Greqia ka premtuar lobim të fuqishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, që nuk janë shumë popullsi. Pra, Greqia është një vend që për arsyet e saj politike, ka vendosur të lobojë fuqishëm në BE për të prodhuar një sasi vaksinash për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kemi edhe informacione të tjera më të mira. Besoj se është siguruar një sasi vaksinash dhe brenda janarit do vijnë në Shqipëri.

Pala greke ka premtuar se do të sigurojë një sasi vaksinash, të cilat do ua japë autoriteteve shqiptare dhe natyrisht do të përdoret edhe nga minoriteti grek aty. Pra Greqia mundohet të mbështesë edhe minoritetin, edhe vendet e Ballkanit.

Gjithashtu kemi një lajm akoma të mirë, që brenda marsit, në procesin e ri të hapjes së punonjësve sezonal, Greqia do të vërë në dispozicion të autoriteteve shqiptare një sasi vaksinash për punonjësit sezonal që do të shkojnë në Greqi”, bëri të ditur gazetari Bibe.

- PUBLICITET -