Bëri kritika ndaj qeverisë, mjeku Ilir Allkja nuk ‘falet’ më, e pushojnë nga puna

136

Është pushuar nga puna mjeku i Urgjencës Kombëtare pranë QSUT-së Ilir Allkja.

- PUBLICITET -

Sipas QSUT-së, shkarkimi nga detyra i mjekut Ilir Allkja, vjen për shkak të shkeljes së Kodit Etik dhe Kodit të Punës.

Sipas vendimit të QSUT-së, çdo punonjës i këtij institucioni nuk duhet të bëjë në publik komente të papërshtatshme të tilla si vërjtje mbi politikën apo programe të Institucionit, deklarata apo opinone personale që mund të interpretohen su zyrtare, sulme kundër administratës apo punonjësve të tjerë të institucionit.

“Reagimet e vazhdueshme të mjekut Ilir Allkja në mediat sociale dhe audiovizive të cilat konsistojnë në disinformim të publikut, deklarime të rrema, përhapje paniku si dhe ushtrim të presionit psikologjik mbi administratën si dhe në Memo të Drejtorisë së Burimeve Njerzore dt. 29.12.2020, mbi problematikat e shkaktuara nga mjeku Allkja vendos:

I. Z. Ilir Arif Allkja. punonjës i këtij institucioni me detyrën mjek pranë Urgjencës Mjeksore Paraspitalore te, Polit të Administrimit të Integruar të Spitalit Polivalent, i ndërpriten marrëdhëniet kontraktuale me qsut “Nënë Tereza” për shkak të të shkeljes së rëndë të,

– Kodit Etik të punonësve të QSUNT. Neni IV “Ruajtja e informacionit dhe komunikimi me Publikun” në tërësi dhe në veçanti pikat 4.4 dhe 4.5, sipas të cilave; ,,

“4.4 Çdo punonjës gëzon lirinë e opinionit personal, por duhet të respektojë ruajtjen e konfidencialitetit në qëndrimin apo deklaratat me median e shkruar dhe elektronike dhe përgjithësisht gjatë kohës së ushtrimit të funksionit në zhatim të rregullave të institucionit dhe parashikimeve ligjore,” thuhet ndër të tjera në vendimim e firmosur nga Enkelejdi Joti.

Që prej fillimit të pandemisë, mjeku Allkja ka bërë dhjetra denoncimeve, për shkak të kushteve ku janë të detyruar të punojnë stafet mjekësore, si dhe mungesës së elementeve bazë të mbrojtjes nga Covid 19.

- PUBLICITET -