Nuk kishte ndodhur më parë! ‘Çmendet’ bankomati, nxjerr qindra euro, kalimtari bën veprimin e papritur

Një episod i pazontë ka ndodhur në Napoli, Itali ku një kalimtar gjatë një shëtitje nëpër qendrën historike të qytetit, vuri re se ATM-ja përpara së cilës po kalonte po “zbrazte” kartëmonedha prej 50 dhe 20 eurosh.

Protagonisti i historisë, është Khalil Semmah, 51 vjeç, një italian me origjinë marokene, i cili i mblodhi ato dhe shkoi në zyrat e stacionit të policisë, ku iu dorëzoi agjentëve 980 euro.

Khalil, i martuar dhe me një fëmijë, ndjek universitetin. “Ne jetojmë në një shtëpi të vogël, – thotë gruaja e tij, – djali im ishte duke studiuar për një provim dhe bashkëshorti vendosi të dilte një shëtitje në mënyrë që të mos e shqetësonte”.

Agjentët e stacionit policor kryen një kontroll në vend: në ATM nuk kishte shenja të thyerjes ose të ushtrimit të dhu nës.

Hetuesit, pasi kanë njoftuar menaxherin e bankës dhe institucionin mbikëqyrës, po përpiqen të kuptojnë nëse mosfunksionimi ishte rezultat i ndonjë su lmi hakerësh.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...