Kujt i kërkoi falje Rama këtë fundvit

103

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar sot falje familjes së tij.

Në një konferencë për mediat për bilancin e fundvitit kreu i qeverisë tha se një falje për familjen shkon sepse u mungon shumë dhe nuk kalon kohë me ta.

Rama shtoi se bashkëshortja dhe dy fëmijët e mëdhenj mund të kuptojnë pse ai nuk kalon kohë me ta, por kur vjen puna tek djali i vogël falja është më e madhe.

“Falje do t’i kërkoj familjes sime. Do t’i kërkoj falje për sa shumë jam i detyruar t’iu mungoj dhe patjetër nëse Linda dhe dy të mëdhenjtë e përballojnë dhe e kuptojnë më mirë, kur vjen puna te më i vogli, aty falja është edhe më e madhe”, u shpreh Rama.