‘I dhamë timonin, por ai s’di të ngasë makinën’, Neritan Ceka për Edi Ramën: Shpresoj ti japë biçikletës

Politikani Neritan Ceka thotë se Edi Rama, nuk u bë kryeministri i tij dhe as i socialistëve të vërtetë. Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Ceka është shprehur se Rama kontrollon të gjitha pushtetet.

“Rama jo vetëm nuk u bë kryeministri im dhe i miqve të shumtë të viteve ‘90, por as edhe i socialistëve të vërtetë, që janë një vlerë e veçantë e jetës politike dhe karakterit europian të pushtetit demokratik në Shqipëri. Shpresoj se kalimi në opozitë i PS-së do të jetë një shans për europianizimin e plotë të saj. Ky do të ishte urimi më i mirë që do t’i bëhej për Vitin e Ri 2021”, ka thënë Ceka.

Më tej, ai është shprehur se shqiptarët i dhanë Ramës timonin, por ai nuk di t’i japë makinës.

“Në fakt, 7 vite më parë i dhanë kazanin e dr ogës, kri minalitetit parlamentar dhe kor rupsionit të PP-ve, ndërsa timonin ia dhanë pas katër vitesh, një njeriu që ende nuk ka mësuar të ngasë makinën. Le të shpresojmë që vitin e ardhshëm të paktën të ngasë biçikletën në korsitë e Lali Erit”, shtoi politikani Ceka.

Opozitës së kryesuar nga Lulzim Basha, ish-themeluesi i PD-së i kujton se, më shumë se rotacionin politik, e djathta duhet të synojë një model të ri pushteti. Lulzim Bashën e quan një politikan të tipit europian, një qytetar në politikë dhe, sipas Neritan Cekës, ai është e kundërta e liderit të pozitës së sotme.

“Basha është politikani që e di se do të drejtojë një vend ku janë regjistruar katër milionë shqiptarë, por kanë mbetur vetëm dy, nga të cilët një milion kanë bërë edhe ata gati valixhet për të ikur. Një shtet që ka mbetur katër herë në klasë për të hapur negociatat me BE-në; që mban gjithmonë njërin nga dhjetë vendet e fundit në botë për gjithçka që është pozitive dhe është nga dhjetë të parët për gjithçka negative”, është shprehur Neritan Ceka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...