Shtëpia iu përpi nga zjarri, djaloshi 7-vjeçar futet mes flakëve për të shpëtuar motrën 2-vjeçare: Nuk doja që të vdiste!

Një ngjarje e rëndë për pak sa nuk u kthye në tragjedi, por që në fakt nxorri në pah një hero 7-vjeçar i quajtur Eli Davidson nga Tenesi i SHBA.

Një zjarr përfshiu shtëpinë ku një familje me dy fëmijë të vegjël ishin duke fjetur. Ata u zgjuan në mes të natës nga tymi, ndërsa flakët pothuajse kishin përpirë pjesën më të madhe të shtëpisë.

Çifti Davidson ia dolën të shpëtonin djalin e tyre 7-vjeçar, por jo vogëlushen Erin 22 muajshe, e cila po flinte në dhomën e saj që ishte mbuluar nga zjarri.

Ka qenë i vëllai 7-vjeçar i saj, i cili është futur nga dritarja e dhomës dhe ka tërhequr të motrën deri jashtë duke i shpëtuar jetën.

Ai tha:

Unë isha i frikësuar, por nuk doja që motra ime të vdiste.

Ndërkohë pas mbërritjes së zjarrfikësve, shtëpia ishte djegur komplet, por nuk pati persona të lënduar dhe u regjistruan vetëm dëm materiale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...