Nuk përmbahet Lulzim Basha, del me deklaratën e fortë dhe ‘thumbon’ edhe LSI-në

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Basha deklaroi se sfida e PD është të ndalë largimin e të rinjve ose siç e quan ai, ndaljen e katastrofës kombëtare.

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që këtë kapacitet të jashtëzakonshëm ta përthithim, ta bëjmë pjesë të planit të zhvillimit të vendit, në mënyrë që mos të na largohet drejt vendeve të tjera. Është detyra e qeverisë ta ndalë këtë katastrofë kombëtare të largimit dhe ky është prioriteti kryesor që ne kemi.

Gjithë këtë potencial të madh të rinisë shqiptare ta vendosim në funksion të objektivit tonë kryesor që është zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe hapja e vendeve të reja të punës. Vetëm përmes kësaj mund të sjellim një kosto jete të përballueshme. Vetëm përmes kësaj mund të përmirësojmë cilësinë e jetës të gjithë familjeve shqiptare.

Vetëm përmes kësaj mund të ndalojmë emigracionin e të rinjve. Vetëm përmes kësaj mund të bëjmë të mundur që investitorët e huaj ta shohin Shqipërinë për atë që është në të vërtetë, një potencial i jashtëzakonshëm që po pret të zhvillohet.

Por, ka një pengesë të madhe për zhvillimin dhe pengesa është pikërisht një qeveri që për 8 vite me radhë ka premtuar dhe s’ka mbajtur asnjë premtim. Ka dështuar të çojë përpara qoftë edhe një fushë të vetme të ekonomisë apo të zhvillimit”, tha Basha gjatë bashkëbisedimit me studentët e Universitetit Bujqësor.

Sipas Bashës që të bëhet e mundur kjo, duhet që të gjithë së bashku, rinia dhe të gjithë shqiptarët, të korrigjojnë gabimin e vitit 2013. Për Bashën mosndryshimi që kërkojnë shqiptarët do të ishte me pasoja fatale për vendin.

“Përsëritja e të njëjtit gabim me të njëjtin rezultat është marrëzi. Gabimi nisi në vitin 2013-të. Erdhi me premtime të mëdha me 300 mijë vende pune, me reformën e sistemit të arsimit. Vazhdoi në 2017-ën me tepsi e me timon. Tani nuk ka më kohë.

Mjaft është mjaft. Tani është koha për ndryshim. Mosndryshimi do të kishte pasoja fatale. Ky është momenti i fundit për të ndryshuar kurs dhe e vetmja që mund ta bëjë këtë është bashkimi i vlerave.

E vetmja që mund ta ndalë këtë të keqe është bashkimi i vlerave. Është opozita, Partia Demokratike, me vizionin për zhvillim në bashkëpunim, me rininë shqiptare dhe me gjithë qytetarët shqiptarë që duan t’i japin formë dhe thelb ndryshimit.

Dua t’jua them fare qartë: Nëse ndryshimi është thjesht ndryshim karrigesh ik ti, të vij unë, asgjë nuk do të ndryshojë. Një ndryshim i tillë nuk do t’i shërbejë Shqipërisë, nuk do t’i shërbejë shqiptarëve, nuk do t’i shërbejë rinisë.

Që ndryshimi të jetë i vërtetë duhet të kemi një qeveri që ka interesat e njerëzve së pari, ka interesat e rinisë së pari, dhe kjo nis duke bërë të mundur që në veçanti ju që jeni në përfundim të studimeve por jo vetëm, edhe ata që janë në studim e sipër, por edhe ata që nuk kanë arsimin e larte,

të shohin tek qeveria dhe te masat e qeverisë një urë të sigurt për të kaluar nga auditori apo nga shkollat e mesme profesionale drejt tregut të punës.

Dhe ky është synimi ynë me programin tonë të stazheve. Ky është synimi ynë me programin tonë të arsimit profesional”, vijoi lideri i opozitës.

Një deklartë kjo që edhi si një ‘thumbim’ edhe për LSI e cila në 2013-ën erdhi në pushtet sëbashku me PS.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...