I kaloi Krishtlindjet në spital, këngëtarja flet për herë të parë për sëmundjen nga e cila vuan

Këngëtarja e famshme Jessie J e kaloi vigjiljen e Krishtlindjeve në spital, pasi pësoi një incident të frikshëm.

Dy ditë më parë, ajo zbuloi në një video në Instagram Stories se ishte shtruar në spital për shkak të sëmundjes së Meniere – një gjendje e veshit të brendshëm që mund të shkaktojë marramendje – që e la atë të shurdhër dhe në pamundësi të ecte siç duhet.

“Unë u zgjova dhe u ndjeva sikur isha plotësisht e shurdhër në veshin tim të djathtë, nuk mund të ecja në një vijë të drejtë. Më thanë se kisha sindromën e Meniere.

Unë e di që shumë njerëz vuajnë nga kjo dhe në të vërtetë kam pasur shumë njerëz që më japin këshilla të shkëlqyera, kështu që kam qëndruar në heshtje.

Tani për herë të parë kam qenë në gjendje të këndoj. Më ka marrë malli aq shumë për të kënduar dhe për të qenë pranë kujtdo,” -tha Jessie, duke shtuar se është mirënjohëse që tani është mirë, edhe pse e kaloi Krishlindjen në spital.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...