“Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë!”… Nishani kapet keq me Ramën

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar për çështjen e detit, pasi Greqia dekretoi dje zgjerimin me 12 milje në det.

Përmes një postimi, Nishani shkruan se justifikimi i kryeministrit Edi Rama është një skandal i madh.

Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë bën avokatin e një shteti që dëmton rëndë interesat e vendit.

“Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet!

Skandal më të madh e më të zi, nuk mund të ketë!Se cili është interesi dhe e drejta e Greqisë është detyra e Kryeministrit të Greqisë ta tregojë e ta mbrojë!

Kryeministri i Shqipërisë ka detyrën dhe përgjegjësinë të mbrojë dhe të tregojë interesin e Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit , interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë !

Tradhëtia ka Emër”, shkruan Nishani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...