Leonora Jakupi rrëfen për herë të parë se nuk flet me Nora Istrefin: Duhet të më kërkojë falje

Nuk e dimë për ju, por ne as që ia kishim idenë që Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi nuk flasin me njëra-tjetrën.

Dy artistet nuk kanë folur kurrë për këtë çështje, madje më parë kanë pasur një marrëdhënie miqësore, si dhe vazhdojnë të ndiqen në rrjetet sociale, gjë që të bën të mendosh se kanë një raport normal.

Mirëpo, me sa duket nuk qenka kështu. Mbrëmjen e kaluar në “Shiko kush luan”, Leonora u pyet se cilin personazh publik shqiptar e ka mik/mikeshë për kokë dhe me cilin nuk flet, duke hezituar fillimisht për këtë të fundit, por më pas përmendi emrin e Nora Istrefit.

“Unë nuk jam person që mbaj inate, sinqerisht, por hë për hë nuk do t’i flisja Nora Istrefit. Janë arsye goxha të forta. Mendoj se të paktën dikush që është një gjeneratë më e re se unë, duhet të kërkojë falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje”, -u shpreh Leonora, duke mos zbuluar asgjë më shumë.

Ndërsa sa i përket figurës publike që e ka shumë mikeshë, ajo tha emrin e Jehona Sopit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...