Xhemi Shehu tregon arsyen pse iku nga “Portokalli”/ E doja shumë si emision por…

128

U shfaq njëzet vjeç në ekran dhe është larguar si nënë e dy djemve, por ç’thotë Xhemi Shehu për largimin e papritur nga ekrani?

- PUBLICITET -

 

“Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe!”.

 

Kështu ka deklaruar ish-moderatorja e spektaklit të humorit “Portokalli”, Xhemi Shehu në intervistën e saj të fundit, duke sjellë festë me fotot e saj.

 

Për kopertinën e revistës “Who”, Xhemi ka rrëfyer detaje se si ka arritur të ruajë edhe etiketën “Gocë e mirë”, që e ka shoqëruar që në fillimet e saj në televizion e deri tani.

 

“Nuk e di, nuk është se e bëj me recetë këtë gjë. Ndoshta është për hir të tipit tim, që nuk para kam sulmuar të ngjashmit e mi në ekran, sepse unë mendoj gjithmonë që ka vend për të gjithë në ekran. Ndoshta është sepse unë asnjëherë nuk kam dashur të jem në qendër të vëmendjes, mbase edhe sepse i kam hapur krahët çdokujt që ka ardhur për të punuar me mua. Nuk para kam qenë luftarake që t’i fus bërrylat (se kështu është bërë për t’u thënë) dikujt. Faktikisht kam parë punën time, kjo mbase më ka ndihmuar, por faleminderit, më bëhet qejfi që thonë kështu për mua,”- tha ajo.

 

Ndërsa në lidhje me kiminë skenike me ish-partnerin në “Portokalli”, Salsano Rrapin, të cilin e ka dhe shok të ngushtë, ajo thotë: “Po, është e vertetë, kam pasur kimi me Salsanon, veçse s’mund të them që javët e para. Por u lidha më shumë pasi iku dhe Eneda për në ‘Eurovizion’. Atëherë patëm më shumë mundësi që të punonim me njëri-tjetrin dhe u bëmë shokë të ngushtë”.

 

Po me Enedën? “Me Enedën? Me Enedën kam tentuar që të jem shoqe, por nuk ishte e thënë. Kështu që e kam thjesht kolege. Dhe tani nuk e kam asgjë, sepse nuk besoj që do punoj ndonjëherë më me të!”.

 

Ama ka edhe të tjera miqësi brenda asaj trupe. “Shkoj shumë mirë me Salsanon, me Gazin, me Ledion. Tani unë mirë shkoj me të gjithë, që të kuptohemi, por me këta pak më shumë. Pastaj dhe me Albana Perhatin, Algionën edhe me Flor Binajn, me të cilin kam pasur më tepër marrëdhënie kur kam qenë në sezonin e parë fare. E njoh më përpara se Gazin, se Salsanon, por tani nuk është se bëhemi shumë”.

 

Duket folur për eksoperincën e saj në “Portokalli” ajo thotë: “Kam bërë edhe programe të tjera, që nuk është se më kanë ngjallur ndonjëfarë interesi ose më kanë dhënë ndonjë kënaqësi. I kam bërë se duheshin, por jo nga pasioni apo dëshira. I bëja, sepse doja të rikthehesha në ‘Portokalli’. Prandaj dhe u tërhoqa nga ‘Portokallia’, sepse s’po merrja më kënaqësi, dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokallinë’. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera.”

 

Sa për “Portokallinë”, nga pozitat e publikut ajo thotë: “Të dielën e parë, po, po e pashë, pastaj të dytën nuk e shtyva dot, e lashë përgjysmë. Por jo se nuk isha unë. Mendoj se i mungonte regjisori atij programi”.

 

Në lidhje me largimin nga “Top Channel”, ekrani ku u rrit, ajo thotë: “Pati pak gjullurdi ngaqë unë nuk është se lëviz nga një ekran në tjetrin, ky ishte dhe faktori kryesor që u bë lajm. I lë të flasin, sepse e di që gjithmonë do flasin, gjithmonë do kenë diçka për të thënë”.

- PUBLICITET -