Përse u largua nga Portokallia? Xhemi Shehu zbulon arsyet dhe ‘befason’: Nuk shkel më në televizion

126

Në një intervistë ekskluzive për revistën Who, Xhemi Shehu flet për tërheqjen nga televizoni, eksperiencën në “Portokalli”, miqtë dhe familjen.

Lidhur me këtë të parën, ajo thotë se “nuk e kthen më asgjë në televizion, përveç ndonjë çudie shumë të madhe”.

Nga gjithë projektet e saj, Xhemi zgjedh Portokallinë, si programin më të dashur për të.

“Kam bërë edhe programe të tjera, që nuk është se më kanë ngjallur ndonjëfarë interesi ose më kanë dhënë ndonjë kënaqësi. I kam bërë se duheshin, por jo nga pasioni apo dëshira. I bëja, sepse doja të rikthehesha në ‘Portokalli’”.

Kështu, u rikthye për 5 vite, si prezantuese, por edhe si aktore në disa role, derisa nuk po merrte të njëjtën kënaqësi.

“Prandaj dhe u tërhoqa nga “Portokallia” sepse s’po merrja më kënaqësi, dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokallinë’. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera”.

Ajo shton:

“Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa “Portokallia” dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën… Nuk e di, nuk di çfarë të them, por nuk më tërheq më”.

Pyetur nëse e ndjek më programin, tani që nuk është më pjesë e tij, ajo përgjigjet:

“Të dielën e parë, po, po e pashë, pastaj të dytën nuk e shtyva dot, e lashë përgjysmë, por jo se nuk isha unë. Mendoj se i mungonte regjisori atij programi.”