Dalin në dritë detaje të reja nga shpërthimi në Shkodër, ja kujt i përket makina që u shkrumbua

Janë zbardhur detaje të reja nga shp ërthimi i fuqishëm që tronditi këtë mbrëmje lagjen Rus në Shkodër, ku një sasi tri toli hodhi në erë një automjet që ndodhej në brendësi të një banese. Sipas informacioneve, automjeti i përket shtetasit N.B. Ndërkohë që policia ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen.

 

Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shp ërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

TE TJERA

spot_img