Toka nuk gjen qetësi! Tërmeti me magnitudë 6.3 godet rëndë…

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishujt Filipine. Mediat e huaja raportojnë se tërmeti i fortë u ndie në provincën Batanga, në ishullin Luzon në Filipin, herët në mëngjes.

Sipas të dhënave tërmeti u regjistrua me madhësi 6.3 të shkallën Rihter nga Instituti Filipinik i Sizmologjisë dhe Vullkanologjisë (PHIVOLCS) dhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Sipas institutit, thellësia e tërmetit, e regjistruar në 07:43 (lokale), ishte 74 kilometra, ndërsa epiqendra e tij ishte 10 kilometra në veriperëndim të qytetit të Calatagan, rreth 100 kilometra në jug të kryeqytetit.

Instituti vlerësoi se nga goditja e fortë mund të jenë shkaktuar dëme. Sidoqoftë, deri më tani nuk ka informacion mbi viktimat ose dëmtimet serioze.

Filipinet shpesh goditen nga tërmetet, pasi arkipelagu ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Oqeanit Paqësor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...