“Dy gëzime në një ditë”, Rama nxjerr videon emocionuese

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i shoqëruar nga kryetari i bashkisë ishte sot në Shijak ku u dorëzoi çelësat e shtëpive të reja dy familjeve.

“E kam porosi nga kryeministri, t’ua bëja dhuratë sot. Sot ma la porosi që të vija t’u sillja çelësat” i tha Ahmetaj familjes Barreti.

Në postimin e shpërndarë në Facebook, Edi Rama shkruan:

“Dy gëzime në një ditë për familjen e Tahir Barretit dhe Gjovalin Markut në Maminas, që ditën e Krishtlindjeve do ta festojnë në shtëpitë e tyre të reja, më të mëdha, më të forta e më të bukura se ato që humbën.

Shumë familje të tjera do të gëzohen brenda 31 Dhjetorit në shtëpitë e reja. Në të gjithë bashkinë Shijak do të ndërtohen 567 banesa individuale ndërsa këtë javë miratuam edhe vendimin për 85 familje,

që do të trajtohen me pagesë në dorë për rindërtimin e shtëpive të tyre, të cilat për arsye objektive nuk mund të rindërtohen aty ku u shembën”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...