U tha se është shtatzënë, Xhemi Shehu reagon për herë të parë!

131

Më herët këtë javë Arbana postoi një foto me Xhemin, duke treguar se ajo i ka bërë asaj dhuratën e Krishlindjeve, por pa e zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.

- PUBLICITET -

“Gjejeni çfarë është”- pyeti Arbana ndjekësit dhe një hipotezë e re lindi nga hiçi.

Shumë ndjekës kanë nisur të mendojnë se Xhemi mund të jetë shtatzënë dhe se lajmi i pritjes së ëmbël duhet të jetë dhurata e Arbanës për këtë fundvit.

“Mos është shtatzënë?/ Do bëj një bebe dhe ajo/ Që ajo do të të bëj teze/ Xhemi është shtatzënë/ Të dha lajmin që është shtatzënë/ Ajo është shtatzënë?/ Është në pritje të ëmbël”, këto janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve.

E pas zhurmës së krijuar ka ardhur edhe reagimi i Xhemit, ndonëse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Ajo ka postuar mbrëmjen e djeshme një foto në Instagram, ku shihej se ksihte dalë për darkë.

Mes shumë komenteve një ndjekëse e pyet “Je shtatzënë?”, e Xhemi i është përgjigjur “Kështu thonë”, duke nënkuptuar se janë vetëm thashetheme të pabazuara diku.

Po ashtu, në disa komente të shkëmbyera me Eduart Grishajn ajo shkruan:

“Këtë pamje do keni në rol tek filmi”- shkruan ai.

“Ja sa të lind”- ia kthen Xhemi me humor (bazuar tek lajmet për shtatzëninë e saj të mundshme).

“Lindjen e kemi në film”- shkruan Eduarti.

Kujtojmë se Shehu është shkëputur nga televizioni prej muajsh dhe nuk është e angazhuar në ndonjë projekt. Nga ana tjetër ajo është nënë e dy djemve, Martinit dhe Gabrielit.

- PUBLICITET -