Komandantja e policisë përfundon në gjendje kome, rrëfen ngjarjen që i rrezikoi jetën

150

Majlinda Brahja prej vitesh ka një karrierë të shkëlqyer në radhët e Policisë së Shtetit dhe tashmë është specialiste shërbimesh dhe komandante grupi në ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë. E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë” Majlinda ndau një moment shumë të vështirë nga jeta e saj.

 

Në vitin 2006 teksa ishte në detyrë për të ruajtur një person me rëndësi të lartë hetimi, Linda pëson një aksident i cili fillimisht u mendua se ishte i qëllimshëm.

 

“Duhet të lëviznim nga vendi ku ndodheshim për ta çuar familjen e këtij personi diku tjetër.

 

Mu desh të kaloja rrugën për të marrë një qetësues dhe më vjen një makinë që po ecte shumë shpejt dhe më përplas duke më shkaktuar shumë dëmtime fizike. Vështirësia nuk qëndron vetëm në një mision të pambaruar por edhe tek fakti që unë qëndrova në koma për disa ditë.

 

Kisha 17 të qepura në kokë dhe 4 thyerje në këmbë. E kam jetë të dytë këtë”, rrëfeu Brahja me lot në sy, duke treguar edhe një herë forcën dhe përkushtimin ndaj profesionit të saj.