Italia në izolim total, mbyllen të gjithë banorët për festa, dalje vetëm për personat që kanë leje

176

Italia ditën e sotme ka hyrë në një izolim total. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane të cilat shkruajnë se i gjithë vendi është kthyer në zonë të kuqe. Izolimi pritet që të qëndrojë në fuqi deri në datë 6 janar.

- PUBLICITET -

 

Të gjithë qytetarët në Itali janë detyruar që të qëndrojnë të mbyllur edhe ditën. Të vetmit që mund të dalin janë të personat që janë në punë, personeli mjekësor, policia dhe zjarrfikësit.

 

Ndërkohë që të gjithë personat që duan të dalin duhet që të kenë një autorizim me vete.Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Itali janë regjistruar 2,009,317 persona me Covid-19, ndërsa 70,900 të tjerë kanë humbur jetën.

- PUBLICITET -