E tall gjithmonë Bashën! Rama gabon vetë, na kthen 11 vite pas në kohë: Premtimi do mbahet deri në vitin 2009(Video)

Kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar paraditen e sotme me gazetarët lidhur me ekonominë e vendit dhe masat e marra nga qeveria për lehtësimin e ‘barrës’ ndaj qytetarëve.

Teksa fliste për ‘krenarinë’ e tij më të madhe, heqjen e TVSH-së për biznesin e vogël, Rama është bërë lëmsh me datat.

Teksa po përpiqej që të thoshte se premtimi nuk ishte elektoral por se do të mbahej deri në vitin 2029, në fakt na ktheu vite pas, duke thënë “viti 2009”.

PJESË NGA BISEDA:

Ergys Gjençaj: Bazuar në një raport të OKB jemi një nga vendet më të varfra në Europë, dhe me çmimin më të lartë të karburatin.Në rang botëror lëmë pas vetëm Suedinë dhe Hong-Kongun. Që nga vendosja e masave ndaj koronavirusit, keni menduar një paketë tjetër ndihmëse për bizneset?

Edi Rama: Ne kemi dhënë paketën më të madhe në historinë e vendit dhe të rajonit. Është lehtësimi më i madh i mundshëm dhe faktikisht është lehtësimi më i madh që ka ndodhur në të gjithë rajonin. Nuk ka asnjë vend ku biznesi i vogël mos të paguajë asnjë qindarkë taksë për TVSH për xhiron.

Nuk ka! Lehtësim më të madh, nuk ka askund tjetër. Se duhet bërë mirë llogaria. Kështu që është e padiskutueshme që impakti i kësaj mase mbi biznesin e vogël do të jetë pozitiv, nuk do të qëndrojë nga janari në prill, por deri në vitin 2009.

A do ta postojë Rama, ‘lapsusin’ e tij ashtu siç edhe bën me ato që shkëput nga fjalimet publike të kryedemokratit Lulzim Basha? Mbetet për t’u parë…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...