E rahu gazetarin shqiptar në mes të qytetit, Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm për autorin

150

Pak ditë më parë rahu fizikisht në qendër të qytetit gazetarin e njohur shqiptar.

Prokuroria Themelore e Prishtinës po kërkon parabugim ndaj personit që rahu gazetarin Valon Syla. Me anë të një njoftimi zyrtar Prokuroria ka kërkuar parabugim ndaj të pandehurit B. J

Njoftimi i plotë:

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 22 dhjetor 2020″>2020, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet B.J.”, thuhet në njoftim, raporton Express.

“Më 23.12.2020″>2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së parabugimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka rahur fizikisht të dë mtuarin, gazetarin me inicialet V.S.”, përfundon njoftimi.